
Gjatë bisedës u diskutua mbi:
●Komunitetin Arumun të Pogradecit dhe fshatrave ku janë të vendosur, për të çuar më tej projektet që bashkia ka për përmirësimin infrastrukturor në këto zona.
○Mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta me karakter kulturor dhe turistik
●Asistencën e Rumanisë për ekspertizë në përfitimin e fondeve të BE për projekte në Pogradec.
Vizita e Ambasadorit vjen pas një dhurate eko-spitalore që Ambasada e Rumanisë i bëri spitalit bashkiak të Pogradecit, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.