Mesazhi i urimit të Kryetarit të Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli dërguar Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
I Nderuar Shkëlqesia Juaj, Z. Skënder DURMISHI!
Me rastin e 15-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ju përcjell Urimet më të përzemërta në këtë përvjetor të shenjtë!
Gëzuar Ditën e Bekuar të 17 Shkurtit!
Në kuadër edhe të Marrëdhënieve të Miqësisë dhe Bashkëpunimit disavjeçar mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Bashkisë Pogradec, duke qenë mirënjohës ndaj bashkëpunimit të deritanishëm, shpreh bindjen për bashkëpunim të pandërprerë edhe në të ardhmen.
Me respekt,
Ilir XHAKOLLI
KRYETAR
BASHKIA POGRADEC