“VLERA E MËSUESIT DHE PESHA E QIELLIT NUK MATEN KURRË”
Është në Nderin Tim dhe të Institucionit që Unë përfaqësoj, përkatësisht Bashkia Pogradec, që në një ditë të tillë të uroj plot mirënjohje :
GËZUAR DITËN E MËSUESIT!
Data 7 Mars, përveç se një ditë, e cila përcjell ngazëllim dhe krenari të ligjshme, jetësohet gjithashtu homazh për të gjithë mësonjëset dhe mësonjësit patriotë shqiptarë, që na lanë si trashëgimi të shkruarit dhe të mësuarit shqip.
Të paharruar dhe të përjetësuar mbeten në kujtesën tonë kombëtare!
Përzemërsisht,
Ilir XHAKOLLI
KRYETAR
BASHKIA POGRADEC