
Shkolla e Gështenjasit përmbush ëndrrat e fëmijëve me një infrastrukturë të re dhe moderne
Shkolla "Kajo Karafili" në fshatin Gështenjas, pas një rikonstruksioni të plotë, ka hapur dyert për nxënësit e saj, duke ofruar një ambient të përmirësuar dhe kushte më të mira për mësimdhënie. Ndërtimi i kësaj godine të re është një investim i rëndësishëm në arsim, që synon të rrisë cilësinë e procesit edukativ dhe të sigurojë një mundësi më të mirë për zhvillimin e talenteve të rinj. Ky investim vjen falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Bashkisë Pogradec dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, të cilët kanë bashkfinancuar projektin që do të shërbejë për nxënësit e tashëm dhe për brezat që do të vijnë.
"Sot, zemra më gëzohet teksa shoh fëmijët e Gështenjasit të hyjnë në shkollën "Kajo Karafili" totalisht të rikonstruktuar, plot dritë dhe jetë.
Një godinë e re nuk është thjesht mure e banka, është një mundësi mjaft e madhe për të pasur kushte më të mira, cilësi në mësimdhënie, standarde moderne dhe një rrugëtim arsimor më të denjë për fëmijët tanë.
Unë besoj fort se investimi në arsim është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të ardhmen. Sot, shkolla e re e Gështenjasit na e dëshmon se kur puna dhe vizioni bashkohen, fëmijët tanë fitojnë më shumë se një shkollë: ata fitojnë shpresë, dije dhe ëndrra për të nesërmen.
Në fund dua të falendoj edhe Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve e cila bashkfinancoi me ne këtë investim i cili do ti shërbejë nxënësve aktualë dhe brezave të ardhshëm.
Shumë suksese nxënësve dhe stafeve pedagogjike në këtë nisje të vitit të ri shkollor".
#bashkiapogradec #ministriaearsimit #gështenjas