Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Ilir Xhakolli priti në një takim nxënësit me rezultate të shkëlqyera në mësime në 3 vitet e shkollës së mesme. Bashkë me drejtuesin e ZVA Pogradec z. Sotiraq Mangëri, Zv/kryetaren znj. Entela Gusho dhe Drejtuesen e Kabinetit znj. Alma Kanina, ata shprehën mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre ndaj vajzave dhe djemveqë shkëlqejnë në profesionin e tyre:
○Nxënës që na bëjnë krenarë!
Pata kënaqësinë që të prisja sot në një takim maturantët me rezultate të shkëlqyera në mësime periudhën 3-vjeçare të shkollës së mesme bashkë me drejtuesin e ZVA Pogradec z.Sotiraq Mangëri.
Personalisht unë dhe institucioni i Bashkisë Pogradec jemi krenarë për arritjet e tyre deri në këtë fazë. Jam i bindur se pasi të përfundojnë studimet e larta, këta të rinj do të japin maksimumin për të çuar edhe më pëpara zhvillimin e pandalshëm të Pogradecit në sektorët ku do të punojnë.
Ripërsërita ftesën që pas studimeve bashkia i ka dyert e hapura për ta dhe për këdo që është me arritje të shkëlqyera në profesionin e tyre. Shumë suksese në vazhdim:
○Katrina Mile, Gjimnazi “Muharrem Çollaku”
○Stesi Veizi,Shkolla “Rilindja”
○Sindi Ymetllari, Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”
○Amelia Gusho, Shkolla “Nehemia”
○Klajdi Belshi, Shkolla “Nehemia”
○Kesjana Dikellari, Shkolla “Nehemia”
#nxënësiteshkëlqyer #bashkiapogradec