Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryetari Z. Ilir Xhakolli i dërgon mesazh urimi Ambasadorit të Republikës së Kosovës Z. Skënder Durmishi.
I Nderuar Shkëlqesia Juaj, Ambasador i Republikës së Kosovës, Z. Skender Durmishi!
Përfitoj nga rasti t’Ju përcjell Urimet më të përzemërta sot, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita, e cila mbetet e rrënjosur në kujtesën kolektive si Jetësimi i Aspiratës për Liri, Demokraci dhe Shtetformim!
Duke e konsideruar të frytshëm bashkëpunimin e deritanishëm mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Bashkisë Pogradec, Ju përcjell Ftesën për të vizituar Bashkinë Pogradec në një moment të përshtatshëm për Ju, me synim bashkëndarjen e Vizionit, Qëllimit dhe Objektivave të Bashkisë Pogradec.
Duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit mes Ambasadës së Repubikës së Kosovës dhe Bashkisë Pogradec,
Me respekt,
Ilir XHAKOLLI
KRYETAR
BASHKIA POGRADEC