
Zhvillova një vizitë zyrtare ku u prita nga homologu im, Kryetari i Bashkisë Kastoria, z. Giannis Korentsidis. Kjo vizitë erdhi si vazhdim i takimit që ai zhvilloi së fundmi në Pogradec dhe kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërkufitare dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy bashkive.
Diskutuam mbi kornizën e bashkëpunimit mes dy bashkive, me fokus forcimin e marrëdhënieve në fushat e turizmit, sipërmarrjes, trashëgimisë kulturore, sportit dhe projekteve me financim të huaj.
Kjo vizitë rikonfirmoi vullnetin tonë të përbashkët për zhvillimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe vendosi bazat për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi, e cila do të sjellë përfitime të shumanshme për qytetet tona.