
Gjatë vizitës në Śibenik, Kroaci patëm mundësinë të vizitojmë nga afër zonën industriale të kësaj bashkie, qendrën e përpunimit të mbetjeve dhe qendrën e inovacionit të këtij qyteti. Shumica e investimeve të financuara me fondet e BE-së.
Ky është edhe qëllimi i vendosjes së bashkëpunimit tonë me këtë bashki, në mënyrë që të marrim eksperiencën dhe asistencën e duhur për të përfituar sa më shumë financime nga fondet që BE ka për bashkitë. Hapi i radhës është firmosja e angazhimeve dypalëshe në ekonomi, turizëm dhe projekte e cila më pas do ti hapë rrugën binjakëzimit të dy qyteteve. Jemi të angazhuar maksimalisht për të mundësuar investime dhe thithjen e fondeve për Pogradecin tonë.