
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, zhvilloi një takim të veçantë me nxënësit me rezultatet më të larta të maturës së këtij viti në Pogradec. Në takim ai shprehu vlerësimin e tij për punën, përkushtimin dhe suksesin e tyre.
“Jo vetëm familjet tuaja, por i gjithë qyteti ndihet krenar për ju! Pas studimeve universitare, ju ftoj të riktheheni dhe të jepni kontributin tuaj për Pogradecin”, u shpreh Xhakolli.
Kryetari theksoi se Bashkia po punon për të krijuar një klimë të favorshme për të rinjtë, idetë dhe sipërmarrjet e reja, duke i kthyer ata në motor zhvillimi për qytetin.
Të rinjtë u shprehën të motivuar dhe të gatshëm që, pasi të përfundojnë studimet, të vlerësojnë të gjitha mundësitë për të kontribuar në qytetin e tyre.
Shumë suksese;
-Fiorela Xhemollari shkolla "Rexhep Xhemollari" Blacë
-Eleana Lipo shkolla "Muharrem Çollaku"
-Marin Kyçyku shkolla "Muharrem Çollaku"
-Siloena Torra shkolla "Muharrem Çollaku"
-Bora Hoxhallari shkolla Nehemia
-Eda Hoxha shkolla Nehemia
-Johana Nune shkolla Nehemia
-Sindi Fasho shkolla Nehemia