Në pikun e sezonit veror për këtë vit, Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli ka inspektuar paraditen e kësaj të hëne (ora 8:00) situatën në plazhet publike dhe hapsirat e operatorëve privatë. Nga kontrolli në terren u konstatua se kemi të bëjmë me një situatë të mirë në pastrimin e mbetjeve, por duhet punuar edhe më shumë si nga punonjësit tanë e në veçanti nga operatorët privatë për të mbajtur edhe më të pastra hapsirat.
●Kemi të paktën 5 hapsira publike për qytetarët dhe pushuesit nga Plazhi i "Uçkave" deri tek 1 Maji, në të cilat do të rritim edhe më shumë kontrollin e pastrimin por, këtu kërkojmë edhe nga qytetarët që të mos i hedhin mbetjet ngado por t'i grumbullojnë (ato që prodhojnë vetë) dhe t'i vendosin në kontenierë.
●U lanë detyra që operatorët privatë të kujdesen edhe më shumë për pastrimin dhe zhvendosjen e mbetjeve.
●Sa i përket sigurisë në plazhe, kemi 5 kulla që janë në administrim nga bashkia e operatorët privatë dhe të gjitha stacionet e plazhit kanë vrojtues.
●Konstatohet se në mbrëmje qytetarë dhe subjekte nuk i hedhin mbetjet në kontenierë por në koshat e vegjël përgjatë shëtitores. Apeli jonë shkon i drejtpërdrejtë që të mos hidhen këto mbetje në shëtitore pasi krijojnë një pamje aspak qytetare.
●Deri më tani situata në plazhe ka qenë e qetë dhe pa incidente, jemi besimplotë se edhe këtë sezon veror do ta përballojmë me sukses të gjithë bashkë duke i shëbyer më së miri qytetarëve dhe pushuesëve.