Në kuadër të Çeljes së Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec, Delegacioni i UNDP ALBANIA kryesuar nga Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb, Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj dhe përfaqësues të Kabinetit të Munistres, u pritën sot në një Takim Kortezie nga Kryetari i Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli dy nënkryetarët, znj. Entela Gusho dhe z. Bledi Çomo dhe Anëtarët e Kabinetit pranë Kryetarit të Bashkisë Pogradec.
UNDP Albania punon në lidhje të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë për të implementuar dy projektet e financuara nga Agjencia Austriake për Zhvillim, përkatësisht “One-stop-shop” dhe “Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec”, e cila u inaugurua sot.