Sot ndali së rrahuri zemra e një Njeriu të Madh, e një Artisti të paarritshëm. Sot nisi rrugëtimin e tij në përjetësi Mirush Kabashi që i dha aq shumë skenës dhe kinematografisë shqiptare.
Mirush Kabashi do të mbetet në kujtesën tonë jo vetëm si një aktor shumë-dimensional, por edhe si një njeriu që e deshi aq shumë Pogradecin. Ai kurrë nuk mungonte në aktivitetet e shumta të organizuara në Pogradec. Pogradeci, gjithashtu ishte vendi i tij i çlodhjes dhe pushimit.
Falë kontributit të tij në skenë por edhe në “Përtejçimin e "Poemit Kosovar" në trojet shqiptare dhe në diasporë, recitimin në publik me art kulmor dhe atdhedashuri”, Bashkia Pogradec e nderoi me Çertifikatë Mirënjohjeje në kuadër të 80-vjetorit të kryeveprës kuteliane “Poemi Kosovar”.
Lamtumirë Mirush!
I paharruar do të mbetesh në jetë të jetëve!