Pas reshjeve në 24 orët e fundit, ju informojmë se situata në territorin e Bashkisë së Pogradecit paraqitet e qetë dhe e normalizuar.
Njësia Buçimas- Janë evidentuar disa problematika në fshatrat Gështenjas dhe në burimet e Gurasit, ku ekipet e terrenit po punojnë për pastrim dhe zhbllokim të rrugëve.
Njësia Dardhas & Velçan- Ka pasur dalje inertesh dhe rrëshqitje dherash, për të cilat ndërhyrjet po vijojnë gjatë ditës së sotme deri në normalizimin e plotë.
Situata energjetike është e stabilizuar. Në disa fshatra të njësisë Dardhas ka pasur një shkëputje të energjisë elektrike, por falë ndërhyrjes së OSHEE, furnizimi është rikthyer.
Fatmirësisht nuk janë raportuar emergjenca shëndetësore.
Të gjitha ekipet e bashkisë, ndërmarrjet dhe strukturat përkatëse vazhdojnë punën në terren për të përballuar çdo situatë problematike që mund të shfaqet.
Ritheksojmë apelin për banorët:
●Të shmangin lëvizjet e panevojshme
●Të raportojnë çdo problem te kryetarët e njësive administrative ose në numrat e emergjencës:
NUMRAT E EMERGJENCËS
112 Emergjencat Civile
127 Ambulamca
128 Zjarrfikësja
129 Policia e Shtetit
Së bashku dhe me kujdes, përballojmë çdo situatë.















