Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Shqipëri znj. Monica Merino, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Bashkisë z. Ilir Xhakolli. Në takim z. Xhakolli vlerësoi mjaft pozitiv bashkëpunimin në fushën e shërbimit ndaj qytetarëve për "Zyrat me 1 Ndalesë" deri tek shërbimet sociale.
Znj. Merino tha se do të vazhdojnë të mbështesin projekte të cilat lidhen me këto fusha edhe në vazhdimësi në Pogradec. Vëmendje të veçantë pati edhe përmirësimi i mëtejshëm dixhital për shërbimet që bashkia jep për banorët e saj duke i mundësuar ato në kohë sa më të shpejtë.