Të vendosur që bashkarisht të luftojmë kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e Bashkisë Pogradec. Lajmi i mirë është që në 3 vite është konstatuar vetëm një rast i kultivimit të bimëve narkotike, rast i cili është kapur dhe penalizuar nga policia sipas ligjit. Për të rifreskuar sërish strategjinë e Policisë së Shtetit kundër këtij fenomeni kriminal, u zhvillua takimi i radhës në sallën e këshillit me pjesëmarrjen e Prefektit z. Nertil Jole, Kryetarit të Bashkisë z. Ilir Xhakolli, Drejtorit të Policisë së Qarkut Korçë z. Gjovalin Loka dhe Komisarit të Pogradecit z. Elton Halili, pjesë e takimit ishin edhe kryetarët e Njësive Administrative dhe të fshatrave. Në takim u vendos theksi tek lufta pa kompromis ndaj këtij fenomeni ashtu si u inkurajua edhe më tej që çdo rast i dyshuar apo konstatuar, të raportohet në polici. Vetëm me koordinim të përbashkët ja dalim që të mbajmë të pastër territorin nga bimët narkotike dhe goditjen e kontigjentëve kriminalë.