Të rinjtë janë e ardhmja por jovetëm kaq, potenciali, dëshira dhe idetë që ata kanë për zhvillimin e Pogradecit janë impresionuese. Sot Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi, Kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli dhe Drejtori i ZA Pogradec z. Sotiraq Mangëri zhvilluan takimim njohës me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor, i sapo formuar pas një numri tepër të madh aplikimesh.
Çdo vendimmarrje apo aktivitet që lidhet me rininë tashmë ka një organ i cili do të njihet paraprakisht me to. Është frymëzues fakti se si këta të rinj aktivizohen dhe japin ide të qarta mbi mënyrën e gjithëpërfshirjes të të rinjve në vendimarrjen lokale dhe jetën artistiko-kulturore të bashkisë tonë.