Të nderuar banorë të Bashkisë Pogradec!
Këshilli i Bashkisw Pogradec ka marrë një peticion nga rreth 160 subjektet tregëtare për të përcaktuar me vendim të Këshillit të Bashkisë detyrimi për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tregëtimit të mallrave, industrialë, Ushqimore, shërbime, mish peshk bulmet. Duke qënë se nëpërmjet kësaj inisiative kërkohet përcaktimi I një norme e cila duhet të jetë detyruese për të gjithë, këshilli I Bashkisë Pogradec, në mbështetje të plotë të neneve 18, pika 1), 54, gërma k) e Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen Vendore”, neni 18 dhe 54, të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” si dhe në zbatim të Rregullores së Këshillit Pogradec për “Konsultimin Publikë” miratuar me VKB nr. 42, datë 05/03/2020, si dhe Rregullores për ankesat, kërkesat dhe peticionet iniciativat qytetare të Këshillit të Bashkisë Pogradec, miratuar me VKB nr. 67, datë 01/06/2020, Kryesia e Këshillit, vendosi kalimin e kësaj iniciative për konsultim publik me të gjitha grupet e interest;
Ju ftojmë të jepni mendimet dhe sygjerimet tuaja.