Njoftim!
Të gjitha subjektet e interesuara, që dëshirojnë të aplikojnë për:
*Lejë për shfrytëzim të hapësirës publike.
*Lejë për vendosjen e pedanave në lulishte.
Aplikimi bëhet në zyrën me një ndalesë pranë Bashkisë Pogradec nga data 01.03.2022 deri në datën 31.03.2022. Bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.105,datë 02.12.2021 “Për Shfrytëzimin e Hapësirave Publike”.
Subjektet duhet të paraqesin dokumentat si më poshtë:
a. Çertifikatën e regjistrimit të subjektit.
b. Fotokopje të mjetit identifikues.
c. Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime vendore.
d. Kërkesë për pajisjen me lejë.
e.Planvendosjen + Projekt + Foto çadre+ +foto karrige.