Bashkia Pogradec si implementuese e aktiviteteve të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore COOLTOUR”, i financuar nga Bashkimi Evropian, nga programi i IPA II për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, i fton të gjithë subjektet e interesuara të regjistruara me veprimtari në fushën e turizmit, të marrin pjesë në sesionin informativ më datë 02.03.2023
(E Enjte) në sallën e Këshillit Bashkiak, në orën 15:30, ku do të prezantohen aktivitetet e projektit.
Ëࣿshtë planifikuar të përzgjidhen për financim 40 eko ose eko biznese potenciale, 20 në Bashkinë e Strugës dhe 20 në Bashkinë e Pogradecit, për përmirësimin e konsumit të energjisë të sipërmarrjeve të bizneseve turistike, promovimin e energjisë së gjelbërt përmes instalimit të paneleve diellore.
Dokumenti | Shkarko |
Njoftim Per Bizneset Operatoret Turistike |