SHPALLJE NJOFTIMI PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE NË QENDRËN E SHËRBIMIT TË NDIHMËS JURIDIKE PARËSORE POGRADEC
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
DREJTORIA E NDIHMËS JURIDIKE FALAS
Nr. 4254 Prot.
Tiranë, më 14.05.2026
Në zbatim të ligjit nr. 111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Urdhrit të Kryeministrit nr.47, datë 13.03.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në urdhrin nr. 21, datë 01.03.2023 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas”, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas shpall procedurën e rekrutimit për vendin e lirë si më poshtë vijon:
Punonjës me trajnim të posaçëm, Qendra e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Pogradec (1 pozicion)
Kategoria e pagës: IV-2
Vendndodhja: Pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë me kohëzgjatje deri në rikthimin nga leja e lindjes e punonjëses aktuale.
Qendra e Ofrimit të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore
Qendra është një njësi e specializuar për dhënien e ndihmës juridike parësore, e organizuar si “njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimeve” sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, e cila ofron shërbime të ndihmës juridike falas duke garantuar akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Kërkesa të posaçme
Kualifikime
Specialisti (Jurist-Qendra) pranë qendrave është punonjës i diplomuar nga një program i ciklit të dytë të studimeve në drejtësi (master shkencor ose profesional), sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë dhe që i është nënshtruar një trajnimi të posaçëm, i cili ofron ndihmë juridike parësore në qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore.
Eksperienca
Jo më pak se 1 (një) vit eksperiencë në punë si jurist/avokat.
Dokumentacioni që duhet paraqitur
Kërkesë me shkrim.
Jetëshkrim (CV).
Fotokopje e kartës së identitetit.
Diplomë dhe listë notash.
Dëshmi kualifikimesh dhe trajnimesh.
Librezë pune ose dokument që vërteton eksperiencën në punë.
Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
Çdo dokument tjetër mbështetës.
Afati i aplikimit
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas brenda afatit të përcaktuar në shpallje.
Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Përzgjedhja
Kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurrimit.
| Dokumenti | Shkarko |
| Shpallje Per Qshnjp Pogradec |



