• Ankesë •
Ankesë nga qytetarë ose subjekte drejtuar institucionit, Kryetarit të Bashkisë, Drejtorive. Ankese mund të jetë e çdo lloji dhe për çështje të ndryshme deri edhe tek ankesa me firma apo peticione.
1-Kartë Identiteti (fotokopje)
2-Vërtetim që nuk jeni debitor në Bashki (merret tek zyra e taksave në Bashki)
3-Ankesën me shkrim ose të printuar (letër, firma, fotografi)
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10 ditë
Vendi ku merret sherbimi: Zyra me 1 ndalesë, kati 1 godina e Bashkisë në krah të djathtë
• Kërkesë e përgjithshme •
Kërkesë e përgjithshme, si aplikim vërtetim etj.
1-Kartë ID, fotokopje
2-Vërtetim Taksash
3-Kërkesa me shkrim ose e printuar.
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10 ditë
Vendi ku merret sherbimi: Zyra me 1 ndalesë, kati 1 godina e Bashkisë në krah të djathtë
• Kërkesë për informacion •
Bashkia është institucion që iu përket qytetarëve dhe si e tillë është e detyruar edhe në bazë të ligjit për informim të japë të gjithë informacionin që kërkohet nga qytetarët, mediat, ojf, ojq apo grupe të tjera interesi.
1-Kërkesa për informacion me pikat përkatëse që kërkohet infirmacioni
2-Kartë ID
3- Në rast se është media, ojq, ojf apo grup tjetër interesi duhet të paraqitet edhe dokumenti ligjor që përfaqëson kategorinë.
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10 ditë
Vendi ku merret sherbimi: Zyra me 1 ndalesë, kati 1 godina e Bashkisë në krah të djathte
• Aplikim për punë •
Punësimi në Institucionin e Bashkisë Pogradec realizohet në mbështetje të Ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”( i ndryshuar), si dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, nëpermjet konkurrimit të hapur, mbi bazën e kritereve te caktuara. Me poshtë gjeni mënyrën e aplikimit për të qënë kandidat potencial për pjesmarrje në konkurrim. Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Pogradec, publikon çdo pozicion vakant konform legjislacionit në fuqi, në faqen zyrtare të saj, https://bashkiapogradec.gov.al/. Cilido që plotëson kriteret referuar shpalljes, mund të aplikojë. Ju mund të aplikoni për pranim në shërbimin civil, për lëvizje paralele në kategorine ekzekutive dhe kategorine e ulët dhe te mesme drejtuese, për ngritje në detyrë në kategorine e ulët dhe të mesme drejtuese apo pranim në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese nga jashte shërbimit civil.
- Jetëshkrimi (CV)
- Fotokopje e diplomës
- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Fotokopje e leternjoftimit (ID)
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore apo Dëshminë e penalitetit.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt (Vlen për aplikantet që gëzojnë status të nëpunësit civil për lëvizje paralele apo ngritje në detyrë)
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar më parë apo punon, që nuk ka masë displinore në fuqi dy vitet e fundit (Vlen për aplikantet që gëzojnë status të nepunësit civil për lëvizje paralele apo ngritje në detyrë)
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentat e përmendura në jetëshkrimin tuaj (Trajnime, kualifikime, dëshmi të gjuhëve të huaja, etj.)
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10 ditë
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Burimeve Njerzore
• Aplikimet qe mund te kryeni pran ketij sektori •
-Ankesa të përgjithshme
Ankesë
Kërkese e përgjithshme
Kërkesë për informacion
-Transporti publik vendor
Licence për kryerjen e shërbimeve të rregullta rreth qytetës të Transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit
Certifikate për kryerjen e shërbimeve të rregullta rreth qytetës të Transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit
Licence për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të Transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit
Certifikate për kryerjen e shërbimeve të rregullta qytetës të Transportit rrugor të udhëtarëve brenda vendit
Licence për Transporti mallrash për të tretë dhe me qere brenda vendit
Certifikate për Transporti mallrash për të tretë dhe me qere brenda vendit
Licence për kryerjen e shërbimeve të rregullta të specializuara, të Transportit të udhëtarëve brenda vendit
Certifikate për kryerjen e shërbimeve të rregullta të specializuara, të Transportit të udhëtarëve brenda vendit
Licence për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të Transportit të udhëtarëve brenda vendit
Certifikate për kryerjen e shërbimeve vajtje-ardhje, të Transportit të udhëtarëve brenda vendit
Certifikate e lëshuar për operacione të Transportit të udhëtarëve për llogari të vet brenda vendit
Licence për Transporti udhëtarësh me taksi
Certifikate për Transporti mallrash brenda vendit për llogari të vet
Licence për agjenci Transporti udhëtaresh dhe shërbimi taksi brenda vendit
Licence për agjenci Transporti ndërkombëtar udhëtarësh
Autorizim qarkullimi
Kërkesë për t'u pajisur me leje për vend parkim të rezervuar
-(Planifikim, menaxhim, zhvillim dhe kontrolli i territorit
Aplikim për fragment të hartës së gjendjes ekzistuese
Procedura për njoftim për punime të vogla
Kërkesë për t'u pajisur me leje për vendosje reklamash
-Sherbimet Sociale
Kërkesë për pranim të personave të moshuar në institucionet rezidenciale
Vërtetim që personi trajtohet me pagesë për aftësi ndryshe
Vërtetim që personi trajtohet me pagesën e shtesës së invaliditetit
Vërtetim që personi trajtohet me pagesë verbërie
Vërtetim që personi trajtohet me pagesë për paraplegjikë dhe tetraplegjikë
Vërtetim kujdestarie
Vërtetim që personi trajtohet me ndihmë ekonomike
Kërkesë për pranim të fëmijëve në institucionet rezidenciale të përkujdeset shoqëror
Kërkesë për dhënie mendimi për kujdestari ligjore
-Qendra Arsimore
Kërkesë për bursë studimi
Vërtetim trajtimi me bursë
Kërkesë për vërtetim regjistrimi në çerdhe/kopësht
-Tatim, Taksat
Kërkesë për t'u pajisur me leje për shfrytëzim të hapësirës publike
Kërkesë për t'u pajisur me leje për shitës ambulant
Kërkesë për vendosje lojërash në hapësirë publike
Kërkesë për t'u pajisur me leje non stop –karburante
Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve vendore
Kërkesë për reduktim të taksës familjare
Kërkesë për regjistrim të subjekteve në zyrën e tarifave vendore
Vërtetim që banori nuk ushtron aktivitet privat
Vërtetim për tender
Rishikim ose korrigjim të taksave vendore
Kërkesë për shpërblim lindjeje
-(Bujqësi, Zhvillim rural, Pyjet dhe kullotat, Natyra dhe Biodiversiteti)
Kërkesë për marrjen me qira të kullotave e livadheve publike për kullotje e kositje bari
Vërtetim që banori është pajisur me tokë bujqësore sipas Ligjit Nr. 7501
Vërtetim për ushtrim aktiviteti bujqësor dhe blegtoral
Vërtetim mbi përcaktimin e kategorisë së tokës bujqësore
Vërtetim mbi tokën në pronësi/përdorim
Vërtetim fakti Anëtar i ish kooperativës bujqësore deri me 01 Gusht 1991
Vërtetim që kanë tokë për subvencione
Kërkesë për marrje ose dhënie në përdorim të një sipërfaqe të caktuar pyjore dhe kullosore për një aktivitet të caktuar ekonomik
-(Burime Njerëzore)
Procedura për marrjen e një vërtetimi banimi
Procedura për marrjen e autorizimit për përfaqësim për tërheqje pensioni apo ndihme ekonomike
Aplikim për punë
-Cështje ligjore / Asete
Kërkesë për strehim
Procedura për konfirmim kufizim prone private me prone shteti
Kërkesë për marrje me qira të aseteve të bashkisë
Kërkesë për pajisje me AMTP
Protokoll/ Arkivë
Kërkesë për fotokopje dokumenti arkivor njehsuar me origjinalin
Afati kohor per dhenien e sherbimit:
Vendi ku merret sherbimi: Zyra e Informacionit