Projekti
“PRO – CONSUMERS, A Step Further Towards EU Requirements”
“Mbrojtja Konsumatorit një hap përpara drejt kërkesave të BE-së”
Në kuadër të Programit
-IPA II European Union Integration Facility 2017-
-Implementuar nga “Studies and Development Centre” (SDC)-
Qëllimi i projektit është të kontribuojë në forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë në mënyrë që të sigurojnë rolin e tyre në mbrojtjen e konsumatorit për të qenë të përgjegjshëm, kompetent, transparent dhe efektiv për të kontribuar në hartimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit në lidhje me reformat dhe rekomandimet e BE-së, nëpërmjet një ndërveprim të institucioneve publike në sektorin e mbrojtjes së konsumatorit.
Objektivat e këtij projekti do të jenë:
- Rritja e veprimeve për mbrojtjen e konsumatorëve në bashkitë e synuara Gjirokaster,Pukë dhe Pogradec nëpërmjet përmirësimit të njohurive dhe të kuptuarit të aktorëve lokalë dhe publikut të gjerë për çështjet e sigurisë ushqimore;
- Forcimi i ndërveprimit të palëve të interesuara lokale, duke përfshirë politikëbërësit, biznesin, të rinjtë dhe rritjen e rolit të konsumatorëve, me synim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit;
Projekti do të ofrojë nëpërmjet trajnimeve informacione të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen e konsumatorit si dhe për sigurinë ushqimore.
Informacione, materiale, raporte-studimi, aktivitete gjate implementimit Projektit “Mbrojtja Konsumatorit një hap përpara drejt kërkesave të BE-së”