• Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me leje ndërtimi •
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjet e mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi dhe pa paraqitur deklaratë paraprake punimesh:
a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:
i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:
- rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
- pastrimi i fasadave;
- riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
- zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
- riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;
- riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
- vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
- vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
- sistemimi i oborreve;
- riparimi i rrethimeve ekzistuese.
ii) ndërhyrje të brendshme:
- riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
- riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
- riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave.
iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
- veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;
b) Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
c) Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
• Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh •
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë, mbrojtjes nga zjarri, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, pas njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe zhvillimit, të gjitha punimet me anë të të cilave bëhet ndryshimi i organizimit të hapësirës në objekt, zëvendësimi i aparaturave dhe pajisjeve ekzistuese si dhe ndryshimet, të cilat nuk ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e objektit e nuk ndryshojnë elementet konstruktive mbajtëse, përfshirë:
i) Punime të jashtme, si:
- ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese;
- shfuqizohet
- vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese.
ii) Punime të brendshme, si:
- përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;
- hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme;
- krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarës (jombajtës) të brendshëm, i mjediseve për shërbime higjienike;
- realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes.”.
iii) Punime të tjera , si:
- punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
- struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele, me materiale të çmontueshme, pa përdorur struktura beton-armeje, blloqe betoni, murature e soleta dhe që hiqen në çdo rast, brenda një afati kohor maksimal 6-mujor;
- vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, në përputhje me rregulloren arkitektonike të qytetit dhe kufizimet që mund të rrjedhin nga legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, historike apo mjedisore;
- punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtjeje të rrjeteve të infrastrukturës publike dhe komunikimeve elektronike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth;
- punime riparimi, mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja;
- vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit;
- ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh. ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.);
- serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore;
- vendosja e ashensorëve;
- vendosja e reklamave në fasadat e jashtme, për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat. Vendosja e tyre rregullohet sipas rregullores specifike të secilit autoritet vendor të planifikimit, me përjashtim të vendosjes së reklamave jashtë territoreve urbane, ku përfshihen, por pa u kufizuar, rrugë interurbane, hekurudha, mjedise aeroportuale, pika doganore, të cilat rregullohen me akte të ministrive përgjegjëse.
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
Dokumenti | Shkarko |
Dokumentacioni qe paraqitet |
• Leje Zhvillimi •
1. Dokumenti i lejes së zhvillimit i paraprin lëshimit të lejes së ndërtimit për ndërtime të reja, nga autoritetet vendore, dhe përmban, nivel prone apo grup pronash, sa vijon:
përdorimin e tokës dhe strukturat e lejueshme;
b) intensitetin e ndërtimit;
c) koeficientin e shfrytëzimit të tokës për ndërtim;
ç) lartësinë maksimale në metra;
d) distancat;
dh) gjelbërimin publik;
e) parkimin;
ë) fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese (gen-plani i azhornuar);
f) informacion rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta në pronën përkatëse.
g) hartën e infrastrukturës inxhinierike në zonë;
gj) projektidenë arkitektonike të zhvillimit.
f) informacion rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta në pronën përkatëse.
2.Në rastet kur për zonën është miratuar një plan i detajuar vendor, leja e zhvillimit përbëhet nga ekstrakti i dokumentit të detajuar të planifikimit. Në rastet kur e drejta e zhvillimit transferohet apo rishpërndahet në një pronë tjetër, sipas neneve 31 e 32, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, leja e zhvillimit përmban edhe volumetrinë e së drejtës së zhvillimit dhe pronën ose ndërtimin ku do të ushtrohet ajo.
3. Autoriteti i zhvillimit mund të përcaktojë në lejen e zhvillimit edhe rregulla arkitektonike dhe instrumente të zbatueshme të drejtimit të zhvillimit, ndër ato të parashikuara në nenet 30 deri në 36, të ligjit.
4. Shfuqizohet.
5.Leja e zhvillimit nuk është e nevojshme për pajisjen me leje ndërtimi për punimet sipas shkronjave “b”, “c” dhe “ç”, të nenit 11.
6. Në rast ndryshimi të statusit apo kufijve të pronës, zhvilluesi duhet të aplikojë për leje të re zhvillimi.
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 10
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
Dokumenti | Shkarko |
Dokumentacioni qe paraqitet |
• Shqyrtimi i kërkesave për leje zhvillimi •
1. Autoriteti vendor përgjegjës dhe sekretariati i KKT-së, sipas fushës përkatëse të kompetencës,:
a) shqyrtojnë kërkesën për leje zhvillimi, duke bashkërenduar punën nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, me të gjitha autoritetet publike të specializuara, nëse pasuria për të cilën kërkohet leja e zhvillimit ndodhet në zona apo është objekt me kufizime apo kushtëzime të veçanta sektoriale, për shkak të vlerave monumentale, arkeologjike, natyrore apo mjedisore;
b) marrin vetë, kryesisht, dhe administrojnë, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, të gjithë dokumentacionin apo informacionin e nevojshëm nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas rastit;
c) sigurojnë përditësimet e infrastrukturës rrugore, të kanalizimeve, atyre elektrike, telefonike, të pikave të depozitimit të mbetjeve, intensitetin e studimit sizmologjik, si shërbim me një ndalesë.
2. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që, brenda 15 ditëve, të kryejë plotësimin e dokumentacionit, sikurse parashikohet në pikën 1, të nenit 10, të këtij vendimi. Me dërgimin e njoftimit, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e dokumentacionit nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin brenda afatit të caktuar, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës për leje zhvillimi.
3. Nëse autoriteti përgjegjës, brenda 5 ditëve pune, nuk njofton kërkuesin për mangësi në dokumentacion, aplikimi konsiderohet i miratuar në heshtje për çështje të formës dhe autoriteti përgjegjës ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës.
4. Brenda 20 ditëve pune nga marrja në dorëzim e kërkesës për leje zhvillimi, së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues të saj, autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, merr vendimin për:
a) lëshimin e lejes së zhvillimit;
b) refuzimin e lejes së zhvillimit.
5. Autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, ka detyrimin që, krahas lëshimit të lejes së zhvillimit, të shprehet, brenda të njëjtit afat, nëse projektideja është hartuar në përputhje me dokumentet e planifikimit dhe rregullat e projektimit dhe, nëse është rasti, të japë vërejtjet e veta.
6. Në rast se në lidhje me kërkesën për leje duhet të shprehen, paraprakisht, edhe autoritete të tjera publike, brenda kompetencave që u njeh ligji, autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, u dërgon atyre kërkesë për mendim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve. Me dërgimin e kërkesës pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të aplikimit, sipas pikës 4, të këtij neni, deri në dhënien e mendimit/miratimit përkatës. Në mungesë të përgjigjes së autoriteteve publike nëpëmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit brenda 10 ditëve pune, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës i zhvillimit ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje.
7. Kur, për shkak të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fushën e trashëgimisë kulturore, monumentale apo arkeologjike është e nevojshme kryerja e vëzhgimeve të thelluara të pronës apo vendimmarrja e këshillave të specializuara, në lidhje me projektin e propozuar, afati për dhënien e pëlqimit/miratimit është 30 ditë pune, nga dorëzimi i kërkesës pranë sekretariatit përkatës. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 30-ditor, pëlqimi apo miratimi konsiderohet i dhënë. Deri në dhënien e përgjigjes nga institucionet përgjegjëse, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës nga autoriteti vendor.
8. Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit.
Afati kohor per dhenien e sherbimit: 30 ditë
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
• Aplikim për fragment të hartës së gjendjes ekzistuese •
Afati kohor per dhenien e sherbimit:
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
• LEJET E NDËRTIMIT •
Neni 11
Punime për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi
Punimet, për të cilat kërkohet pajisja me leje ndërtimi, sipas nenit 39, të ligjit, janë ato që:
a) rezultojnë në krijimin e ndërtimeve e reja, përfshirë ato të përkohshme, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë rregullore;
b) rezultojnë në rikonstruksion, riparim dhe restaurim që çojnë në krijimin e një strukture tërësisht ose pjesërisht të ndryshme nga ajo e mëparshme dhe që kanë si pasojë shtimin e njësive dhe/ose ndryshimin e vëllimit ndërtimor, sipërfaqes së ndërtimit, pamjes së jashtme të objektit, të përdorimit ose të sistemit konstruktiv;
c) realizojnë mirëmbajtje të jashtëzakonshme sipas kësaj rregulloreje, të shoqëruar me ndryshime të sistemit konstruktiv të objektit;
ç) kanë si pasojë prishjen e objekteve, në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të ri. Nëse prishja shoqërohet me ndërtim të ri, leja për prishje është pjesë e lejes së ndërtimit dhe shënohet në kushtet e dokumentit të lejes.
Ndryshimi i aktiviteteve/funksioneve
1. Leja për ndryshimin e aktiviteteve dhe funksioneve të njësisë individuale, jepet nga autoriteti i zhvillimit, me kusht mosndryshimin e sistemit konstruktiv, në bazë të për-puthshmërisë me kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit të tokës të përcaktuara nga PPV-ja ose PDV-ja.
2. Në mungesë të PPV-së ose PDV-së, ndryshimi i aktiviteteve dhe funksioneve duhet të bëhet në përputhje me kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit ekzistues të tokës.
Veçori të lejes së ndërtimit
1. Leja e ndërtimit i lëshohet zhvilluesit ose një personi të autorizuar prej tij, në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
2. Leja e ndërtimit është e transferueshme, me ndryshimin e subjektit përfitues të lejes së ndërtimit, dhe kryhet nga autoriteti që ka miratuar lejen, me kërkesë të subjektit të pajisur me leje ndërtimi.
3. Transferimi i lejes së ndërtimit gjatë afatit të zbatimit të saj duhet t'i komunikohet, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, autoritetit që ka lëshuar lejen, bashkë me aktet zyrtare që vërtetojnë kalimin e titullit mbi lejen e ndërtimit.
4. Zyra përgjegjëse, pranë autoritetit kompetent, kryen verifikimet lidhur me transferimin e lejes dhe, në rast se nuk vëren parregullsi, kryen, pa vonesë, regjistrimin e të dhënave të titullarit të ri të lejes në regjistrat përkatës dhe njofton palët e interesuara, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.
5. Për strukturat që prokurohen me fonde publike, lejen e merr organi që realizon prokurimin, përpara se të japë në sipërmarrje ndërtimin e strukturës.
Kushtet për lëshimin e lejes së ndërtimit
- Leja e ndërtimit lëshohet në përputhje me përcaktimet e lejes së zhvillimit, dokumenteve të planifikimit, të rregulloreve të zhvillimit e ndërtimit si dhe dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë ndërtimore në Republikën e Shqipërisë.
- Dhënia e lejes së ndërtimit kushtëzohet nga ekzistenca e infrastrukturës kryesore dhe dytësore në njësinë ku kërkohet ndërtimi. Ndërtimi i infrastrukturës mund të realizohet, sipas marrëveshjes me autoritetin e planifikimit dhe zhvillimit, me kontribut financiar ose në natyrë, sipas formave të përcaktuara në këtë rregullore.
3. Lejet e ndërtimit jepen vetëm pasi janë marrë lejet dhe autorizimet përkatëse për ndërtimin në fjalë, në zbatim të legjislacionit të posaçëm në fuqi.
Përmbajtja e lejes së ndërtimit
Dokumenti i lejes së ndërtimit përmban informacion mbi:
- autoriteti përgjegjës që lëshon aktin dhe identiteti i zyrtarit që përfaqëson autoritetin;
- data dhe numri i lejes së ndërtimit, që korrespondon me numrin e praktikës në regjistër;
c) data dhe numri i vendimit të kryetarit për miratimin e lejes;
ç) afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve;
- të dhënat identifikuese të pronarit të tokës; dh) adresa dhe kufijtë e pasurisë;
- të dhënat identifikuese të zhvilluesit;
ë) përshkrimi i ndërtimit të miratuar dhe kushtet e zhvillimit.
Ndryshimi i projektit gjatë ndërtimit
1. Rastet, në të cilat mund të ndryshohet projekti i ndërtimit, sipas nenit 48, të ligjit, në përputhje me dokumentet e planifikimit në fuqi, janë ndryshime:
a) të sistemit konstruktiv të objektit apo të punimeve teknike në zbatim;
b) të numrit dhe formës së njësive brenda objektit;
c) për përmirësimin e efiçencës energjetike;
ç) në instalime, për sa kohë që rritet cilësia e punimeve;
d) për të shtuar elemente arkitektonike, për përdorim të barabartë e të pavarur të hapësirave të projektuara nga të gjithë personat, përfshirë ata me aftësi të kufizuara;
dh) ndryshime në fasadë.
e) ndryshime që rezultojnë në ndryshimin e sipërfaqes ndërtimore të objektit, mbi tokë dhe nën tokë, brenda kufijve dhe kushteve urbane të zhvillimit, me kusht që ndryshimi i sipërfaqes ndërtimore mbi tokë të mos tejkalojë masën 2% të sipërfaqes ndërtimore mbi tokë të miratuar në lejen e ndërtimit.
2. Shfuqizohet.
Shtyrja e afatit të lejes së ndërtimit
1. Shtyrja e afatit të lejes së ndërtimit bëhet nga autoriteti që ka miratuar lejen, me kërkesë të subjektit zhvillues të përcaktuar në lejen e ndërtimit.
2. Procedura e shtyrjes së afatit të lejes së ndërtimit është e përcaktuar në nenin 40, të ligjit.
3. Për lejet e ndërtimit, të cilave u ka mbaruar afati dhe nuk kanë filluar punimet, duhet të bëhet aplikim për leje të re.
Afati kohor per dhenien e sherbimit:
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
Dokumenti | Shkarko |
Dokumentacioni qe paraqitet |
• Lejet e ndërtimit për të cilat është përgjegjëse KKT-ja •
1. Llojet e zhvillimit komplekse për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit, në bazë të nenit 28, të ligjit, janë:
a) centralet prodhuese të energjisë, pjesë e sistemit elektro-energjetik të vendit, në përputhje me legjislacionin e posaçëm në fuqi;
b) impiantet e prodhimit dhe të përpunimit të gazit, naftës e bitumeve, naftësjellësit dhe gazsjellësit, depot e naftës, gazit dhe derivateve të naftës me kapacitet mbi 500 tonë;
c) impiantet e trajtimit dhe strukturat e depozitimit të mbetjeve, të ngurta dhe të lëngshme, të çdo lloji, si dhe impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura sipas klasifikimeve të legjislacionit të posaçëm në fuqi;
ç) aeroportet, portet e pasagjerëve, portet dhe terminalet, të çdolloj natyre dhe madhësie sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi;
d) korpuset universitare, qendrat universitare dhe të kërkimit shkencor, përfshirë kampuset;
dh) spitalet, qendrat dhe komplekset spitalore;
e) strukturat e institucioneve ndëshkuese dhe edukuese;
ë) resorte dhe fshatra turistikë tradicionalë, komplekse parqesh ujore, argëtimi apo zbavitjeje, që përmbajnë ujë në basen, mbi 5 000 m3, impiante skish, teleferikë dhe infrastruktura ndihmëse.
f) muzetë dhe teatrot kombëtarë, veprat monumentale me rëndësi kombëtare, objektet në zonat e mbrojtura në përputhje me ligjin sektorial;
g) pikat doganore dhe kufitare;
gj) minierat, kriporet, karrierat, pika nxjerrjeje dhe shfrytëzimi inertesh;
h) strukturat dhe infrastrukturat ushtarake sipas legjislacionit të posaçëm;
i) stacionet dhe objektet e Policisë së Shtetit apo shërbimeve inteligjente;
j) stacionet e shërbimit zjarrëfikës;
k) Banka e Shqipërisë;
l) Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut;
ll) strukturat dhe qendrat e prodhimit e të përpunimit të industrisë metalurgjike, farmaceutike, kimike, armëve, lëndëve plasëse apo teknologjisë së lartë;
m) qendrat apo institucionet në të cilat kryhen veprimtari, përfshirë kërkimore dhe eksperimentale në fusha të industrisë kimike, fizikës bërthamore dhe të tjera, që klasifikohen nga legjislacioni i posaçëm në fuqi si me rrezikshmëri të lartë;
n) pjesët përbërëse të rrjeteve apo sistemeve të infrastrukturave kombëtare (hekurudha, metro, tramvaj, rrugë, autostrada, rrjete kabllore nënujore, nëntokësore dhe ajrore, objekte dhe rrjete të furnizimit me ujë, objektet, rrjetet e komunikimit elektronik me shtrirje apo ndikim kombëtar ose rajonal);
nj) strukturat dhe rrjetet e furnizimit me ujë, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura etj., të cilat janë nën përgjegjësinë e ministrive në fushat e transportit, energjisë, administrimit të ujit, komunikimit elektronik, mbrojtjes së tokës dhe mbrojtjes së sigurisë publike e kombëtare;
o) basente ujore artificiale me kapacitete mbi 10,000 m3;
p) stadiumet me kapacitet 10,000 e më shumë vende për spektatorë;
q) urta dhe tunelet me gjatësi mbi 50 m;
r) vendparkimet publike me kapacitet mbi 5,000 mjete 4+1 ose ekuivalente;
rr) pikat e furnizimit me karburant;
s) investimet strategjike, sipas ligjit përkatës.
sh) shfuqizuar
2. Elementet përbërëse të zhvillimeve si në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen në legjislacionin e posaçëm në fuqi.
3. Këshilli Kombëtar i Territorit është autoriteti përgjegjës për miratimin e lejeve të ndërtimit për:
a) çështje, zona apo objekte të përcaktuara si të rëndësisë kombëtare;
b) zhvillime komplekse apo rikonstruksione të tyre, sipas kategorive të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni;
c) objektet shtetërore apo rikonstruksione të tyre, kur ato ngrihen në pronat shtetërore të patransferuara te njësitë e qeverisjes vendore.
ç) Objektet si dhe veprat e infrastrukturës brenda zonës së brezit bregdetar, të miratuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.
4. Për punimet që kryhen me deklaratë paraprake punimesh, sipas nenit 7, të kësaj rregulloreje, autoriteti përgjegjës është njësia përkatëse e qeverisjes vendore.
5. Këshilli Kombëtar i Territorit vendos miratimin e rregulloreve të veçanta për kushtet e zhvillimit për rastet e pikave 1 e 3, të këtij neni.
Afati kohor per dhenien e sherbimit:
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
• Rregullore e Zhvillimit te Territorit •
VENDIM
Nr. 408, datë 13.5.2015
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT
I azhurnuar me:
- VKM nr.672, datë 29.07.2015
- VKM nr.1043, datë 16.12.2015
- VKM nr.271, datë 06.04.2016
- VKM nr. 231, datë 21.03.2017
- VKM nr. 355, datë 19.4.2017
- VKM nr. 693, datë 02.10.2019
- VKM nr. 796, datë 11.12.2019
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohen autoritetet e planifikimit, të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
Afati kohor per dhenien e sherbimit:
Vendi ku merret sherbimi: Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit
Dokumenti | Shkarko |
Rregullore e azhornuar |